Vidal ‘I shkel syrin Interit’: Te Barcelona nuk jam I lumtur. Konte më bëri lojtar cilësor

Në ambientet e Interit po qarkullon një emër që nuk është aspak I panjohur; ai I Arturo Vidal I cili ka punuar më parë nën urdhrat e Antonio Kontes. Mesfushori kilian nuk po ndihet mirë te Barcelona pasi nuk po aktivizohet shumë nga trajneri Valverde në rolin e titullarit duke lëshuar edhe një mesazh.

‘Punoj shumë për të mos e lënë klubin dhe të arrij objektivat sezonale-tha Vidal-sot nuk jam I lumtur edhe pse po për[piqem që të ndryshoj situatën e të mund të luaj si titullar. Në skuadër askush nuk bën atë që bëj unë, por zgjedhjet I bën trajneri. Unë ndihem fitues, gjatë karrierës sime kam qenë gjithnjë një lojtar I rëndësishëm’.

Vidal më pas përjetoi një moment nostalgjie teksa kujtoi periudhën e kaluar në kampionatin italian pikërisht me Konten si trajner.

‘Kujtoj se kemi fituar shumë trofe së bashku-vijoi Vidal-1fale Kontes u bëra një lojtar më cilësor duke u shndërruar në një prej më të mirëve. Besimi është gjëja më e rëndësishme në futboll dhe nëse një trajner I tillë ta jep atë, është e paevitueshme përmirësimi yt si futbollist’.

Sfidanti.al