Merkatoja e Interit dhe Myleri e Bajerni: Nuk kanë ardhur oferta

Tomas Myler në orët e fundit ka qenë në qendër të zërave të merkatos pasi u fol shumë për një largim të tij nga Bajerni i Mynihut, me Interin që ishte klubi që shfaqi interesin më të madh për sulmuesin gjerman. vetë Tomas Myler iu përgjigj këtyre zërave duke përdorur edhe ironinë për mohuar largimin e tij nga bavarezët.

‘Dëgjova se nga e hëna këtu do të vijë i ftohti-tha Myler për Sky Germany-kështu që edhe unë do të kem ndryshim ambienti. për këtë arsye po rrimë mirë’.

Akoma më i qartë ishte Drejtori Sportiv i Bajernit të Mynihut, Hasan Salihamixhic kur u pyet për merkaton e kampionëve të Gjermanisë.

‘Nuk jemi të përqendruar e lojtarët që do të duhet të largojmë, por te ideja pëe të rivendosur skuadrën në rrugën e duhur dhe të zhvillojmë një futboll solid-tha salihamixhic-për sa i përket Mylerit nuk kemi marrë asnjë ofertë për të’.

sfidanti.al