Mos vallë e mbylli Xhaka karrierën si lojtar i Arsenalit?!

Tifozët nuk harrojnë lehtë, madje nuk harrojnë kurrë. Do të duhen mrekullitë e kësaj bote që publiku i topçinjve të falë Granit Xhakën për atë që u duk se ishte një ofendim ndaj tribunave. Kapiteni po dilte nga fusha në ndeshjen e mallkuar ndaj Kristël Palasit në “Emirejts”, dhe duket se u acarua shumë nga kundërvënia e tifozëve vendas. Telekamerat, që e mbanin në vëzhgim gjatë gjithë kohës, filmuan momentin kur ai bëri gjeste dhe shprehu diçka me gojë, e cilas sipas gazetave angleze, ishte një sharje për tifozët.

Publiku i Arsenalit nuk është shprehur i kënaqur që pikërisht Granit Xhaka ka fituar shiritin e kapitenit, duke e akuzuar se bën shumë gabime që sjellin gola të kundërshtarëve. Shqiptari i Kosovës doli nga fusha, ndërsa u zëvendësua, duke i bërë edhe shenjë tifozëve që ta përkrahnin. Në të kundërt, ata e vërshëllyen sepse ai po dilte nga loja duke ecur, jo duke vrapuar, ndonëse Arsenali ishte i bllokuar në barazimin 2-2.

Sfidanti.al