Habitet Junajtidi: Bejli? Nuk marrim “zotërinë me këmbë prej qelqi”!

Është djekur nga “qulli” ndaj do t’i fryjë “kosit”. Mançester Junajtidi dhe Garet Bejl mund të jetë një dyshe që të mos rrijë krah për krah, edhe pse Reali i Madridit ka shumë dëshirë që të ndodhë kështu. Lajmet ishin për një “rokadë” Bejl-Pogba, plus me gati 100 milionë euro shtesë që Reali do t’i jepte Junajtidit për kartonin e francezit.

Trajneri Ole Gunar Solskjer dhe drejtuesit në “Old Traford” janë shumë të qartë për problemet e uellsianit me dëmtimet. Bejl ka pësuar 21 lëndime të ndryshme në Madrid, aq sa është mbiquajtur “njeriu me këmbë prej qelqi”. Për më tepër, Junajtidi është djegur disa herë me lojtarë të tillë, që kur mori Bastian Shvajnshtajgerin apo Aleksis Sançezin, që pësuan menjëherë dëmtime. Bejl është një imazh shumë i mirë për marketingun, por një pasiguri e plotë në fushën e lojës.

Sfidanti.al