Federata e Futbollit në Comunitat Valenciana ka ndërmarrë një nismë interesante në kategoritë e futbollit bazë të saj. Që në këtë moment, arbitrat përvec kartonave tradicionalë të verdhë e të kuq, do të nxjerrin nga xhepat e tyre edhe kartonat e gjelbër. por në krahasim me dy të parat, kartoni i gjelbër nuk është për të sanksionuar, por për të vlerësuar momentet e sportivitetit në fushën e lojës
Federata e Futbollit të Comunitat Valenciana e komunikoi këtë nismë nëpërmjet një postimi në rrjetin social Twitter ku do të vlerësohen veprime të tilla si:
-aksionet paqësore që evitojnë agresionin, fyerjen apo trembjen e arbitrit, rivalit, stafit teknik apo publikut në përgjithësi
-ndihma në funksionimin e kompeticionit duke dhënë një bashkëpunim që shkon përtej pritshmërive të të pranishmëve në stadium
-shfaqja e cdo vlere sportive në formë të jashtëzakonshme sic është njohja nga ana e publikut e aksioneve të jashtëzakonshme dhe pozitive të ekipit rival apo cdo personi tjetër të përfshirë në këtë ndeshje
sfidanti.al