Është një fundjavë tipike për të. Quhet Dejvis, është skocez dhe futbolli është jetik në mënyrën e tij të jetesës. Gjithsesi, e veçanta e historisë sonë nuk është ky burrë i ri, tifoz i Sent Mirrenit, por që viziton stadiumin e ekipit gjysmëprofesionist Pollok. Personazhi kryesor është qeni i tij, Jardli, i cili po ashtu shkon në ndeshjet e skuadrës në impiantin 5 000-vendësh “Njuzlendfild Park”.
Dejvidi e ka emërtuar qenin e tij me mbiemrin e një ish-yllit të Sent Mirrenit, Mark Jardli, që shënoi 68 gola në 226 ndeshje. Dëshira e Dejvidit ishte që bashkë me kafshën e tij të ndiqte Sent Mirrenin, por atje është e ndaluar që të hysh bashkë me të në stadium Qeni me emrin Jardli është spectator në stadium prej vitesh, dhe pronari i tij, Dejvidi nuk ngurron aspak të blejë biletë ekstra për të, duke paguar nga 3 paundë stërlina për çdo ndeshje në shtëpi.
Aq e lidhur është kafsha me klubin, saqë trajneri Makinon dhe presidenti Xhililend, mendojnë që ta bëjnë anëtar nderi të Pollokut. Jardli nuk është vetëm frekuentues i ndeshjeve të skuadrës së zemrës, por bashkë me Dejvidin shkon në spitalin e qytetit për të vizituar pacientët e shtruar aty.
Sfidanti.al