Nuk mjaftoi barazimi, Bajerni humb edhe mbrojtësin Zyle!

Kur ke dëmtim ligamenti të gjurit, parashikimi është 6 muaj pushim. Ky është normaliteti dhe kjo është frika e madhe e Bajernit për mbrojtësin e qendrës, Niklas Zyle. Futbollisti 24-vjeçar e pësoi lëndimin e rëndë në ndeshjen e së shtunës në fushën e Augsburgut (2-2), dhe u operua këtë të diel, duke nisur kështu “konvaleshencën”. Nëse trajneri Niko Kovaç u shpreh pas barazimit se “nuk mund të jemi të kënaqur, panorama e ndeshjes nuk ishte aspak e mirë”, ai do të duhet të jetë shumë më i hidhëruar pas lajmeve për Zylen.

Me largimin e Mats Humelsit, bavarezët nuk kanë thellësi në qendër të mbrojtjes, ku mbetet Zherom Boateng (jo shpesh zgjedhje e parë) si dhe francezi Lukas Hernandez, i cili gjithashtu ka qenë dëmtuar disa kohë më parë. Edhe me Zylen në fushë, kampionët kanë pësuar 10 gola në 8 sfidat e fundit të sezonit, pra çfarë pritet të ndodhë në mungesë të tij?

Sfidanti.al