Mekgregor pranon kthimin në UFC dhe do të japë fitimet për bamirësi

Konor Mekgregor nuk duelon në UFC prej më shumë se një viti që pas difsfatës së pësuar me Kabib Nurmagomedov, por sportisti I arteve marciale është shumë pranë kthimit në octagon. Në rrjetet sociale, irlandezi pasi I uroi ditëlindjen Frenki Edgar, e sfidoi atë në një duel që mund të zhvilliohet në muajin dhjetor.

‘Urime Frenki, do të shihemi në dhjetor-shkruante Mekgregor në komentin e tij, të cilit Edgar iu përgjigj: ‘Faleminderit mik, unë pranova, tani të takon ty dhe Dana Uajt ta mundësoni këtë’.

Pas përgjigjes së Frenki Edgar, Konor Mekgregor dërgoi një tjetër mesazh ku I kërkonte Dana Uajtit që të organizonte sfidën. Tani mbetet për të parë nëse Dana Uajt do të bindet nga kërkesa e Mekgregor dhe do t’I japë mundësinë për të luftuar sërish në UFC

‘Ja ku jemi, Uajt, organizojeni sfidën. Fitimet e mia jepen për bamirësi.Një për të gjithë-shkruante në  postimin e tij Konor Mekrgregort.

Mbetet për t’u parë nëse kjo kërkesë e Mekgregor do të bindë Dana Uajt për t’I dhënë mundësinë atijn për t’u kthyer të duelojë në UFC.

Sfidanti,al