Çfarë diference! Pike do t’ia hedhë, por Dembele pritet të dënohet!

A mund të thuhet se po veprohet me dy standarde në Spanjë? Kjo të shkon në mendje kur shikon se legjenda e Barcelonës, Gerard Pike, u shpall i pafajshëm edhe pse mori karton të verdhë me dashje në ndeshjen ndaj Seviljes, ndërsa Usman Dembele trajtohet si fajtor sepse ofendoi arbitrin. Të dy lojtarët, mund të thuhet se, kanë ofenduar futbollin, por qendrimi ndaj tyre është i ndryshëm.

Pike besohet se e mori të verdhën qëllimisht për të pushuar ndeshjen e ardhshme, dhe për të mos rrezikuar “El Klasikon” ndaj Realit. Dembele, ndërkaq, mori karton të kuq në fund të sfidës ndaj Seviljes në La Liga (ku ai shënoi në fitoren 4-0), dhe akuzohet se e ofendoi rëndë gjyqtarin duke e quajtur “shumë të keq”, ndaj mund të dënohet me 2 ndeshje pezullim, pra ta humbasë duelin me madrilenët.

Sfidanti.al