Trajneri i ri i Milanit është në dorë të … Interit!

Fanelat dhe ngjyrat mund të ndërrohen edhe brenda pak kohe, madje edhe kur kontrasti është tepër i fortë, siç ndodh kur shkon nga një anë e qytetit në tjetrën. Luçiano Spaleti është gati ta bëjë pasi, pak muaj pasi u shkarkua nga Interi, mund të ulet në stolin e Milanit. “La Gazeta delo Sport” shkruan se klubi kuqezi dhe trajneri kanë rënë dakord, “Spaleti thotë “po”, – raporton ajo, – tani po punohet për shifrat e kontratës”.

Gjithsesi, Milani është në dorë të Interit, pasi zikaltërit kanë kontratë me trajnerin, edhe pse e kanë larguar për të marrë Konten. Nuk dihet sesa dëmshpërblim do të kërkojnë interistët për prishjen e kontratës që vlen deri në 2021, apo sesa do të humbasë Spaleti një një marrëveshje e tillë. Gjithsesi, rëndësi ka të thuhet se fati i trajnerit të tanishëm të Milanit, Xhampaolo, duket i vendosur, pra ai jepet i sigurt se do të shkarkohet.

Sfidanti.al