Në Stadiumin Olimpik të Torinos u përjetuan momente ankthi gjatë ndeshjes mes Torinos dhe Napolit dhe protagonist u bë mbrojtësi I përfaqësueses shqiptare Elseid Hysaj.
Në minutën e 33, pas një përplasjeje me Ansaldin në duel ajror, Hysaj rrëzohet keq në tokë duke përdredhur qafën. Menjëherë u kërkua ndërhyrja e stafit mjekësor të Napolit që e nxorën futbollistin nga fusha e lojës me barrel për t’u zëvendësuar nga Gulam
Gjithsesi duket se ky moment nuk e shqetëson shumë stafin e skuadrës së Ancelotit, ndërkohë që të gjithë janë në pritje të rezultatit të ekzaminimeve mjekësore të mbrojtësit të djathtë të Kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj
Sfidanti.al