Hugo Loris shqetëson të gjithë te Totenhemi. Portieri francez I skuadrës londineze pësoi një dëmtim të rëndë gjatë ndeshjes me Brajtonin. Loris u rrëzua keq pas një pritjeje dhe ndërsa mbështetej në tokë, vihet re përthyerja e tij në një mënyrë jonatyrale. Një ngjarje kjo që I shokoi të gjithë të pranishmi në Amex Stadium me portierin Loris që doli nga fusha e lojës duke ndjerë dhimbje të forta dhe tani rrezikon që të qëndrojë jashtë fushave të lojës për të paktën 3 muaj
Përsa I përket ndeshjes, Tottenhami vazhdon të zhgënjejë dhe nuk po mund të gjejë një mundësi për të dalë nga gjendja ku ndodhet. Skuadra e Maurisio Pocetinos u mund nga Brajtoni me rezultatin 3-0 dhe vazhdon të mbetet jashtë zonës së kompeticioneve evropiane në kampionatin anglez për momentin. Nil Mopej në minutën e tretë dhe më pas Aron Konoli 2 herë ishin ata që ndëshkuan rëndë skuadrën e Pocetinos që duket se është hija e asaj që mahniti të gjithë sezonin e kaluar sidomos në Ligën e Kampioneve.
Sfidanti.al