Tradita ka qenë gjithnjë që Reali dhe Barcelona dominonin në kombëtaren e Spanjës. Bashkë me ta, edhe Atletiko e Madridit, ndërsa të pranishëm ishin shpesh edhe Bilbao, Valencia apo Sevilja. Tani është ndryshe! Në listën e fundit të trajnerit Robert Moreno, më shumë lojtarë ka Vijarreali me 4 të tillë. Tre të mëdhenjtë kanë gjithsej 4, pra së bashku barazohen me “nëndetësen e verdhë”.
Pau Torres, Gerard, Albiol dhe Kazorla janë lojtarët e Vijarrealit të thirrur së fundmi në kombëtare nga trajneri Moreno. Barcelona ka vetëm Busketsin, Atletiko ka Saulin, ndërsa Reali ka dy, Sergio Ramosin dhe Karvahalin. Natyrisht, ka edhe të dëmtuar që kanë mbetur jashtë liste pa dëshirën e trajnerit si Zhordi Alba apo Asensio. Gjithsesi, mediat spanjolle kanë nisur ta quajnë tani kombëtaren e tyre nga “furitë e kuqe” në “nëndetësen e kuqe”.
Sfidanti.al