Spiunimi i trajnerit të Salcburgut në “Anfild”, dhe kërcënimi i Klopit!

Për ata që e ndoqën videon, ajo ishte e shkëlqyer, një rast i madh motivimi. Edhe për lojtarët e Salcburgut, fjalimi i mbajtur nga trajneri i tyre, Xhesi Marsh, në dhomën e zhveshjes në “Anfild”, ishte një kryevepër që i bëri të trondisnin Liverpulin në Champions, ndonëse nuk i bëri përshtypje të mirë Jurgen Klopit.

Trajneri i austriakëve sfidoi lojtarët e tij duke kërkuar më shumë lojë të fortë, më pak respekt dhe frikë ndaj Liverpulit, më shumë agresivitet ndaj gjigandit Van Dajk, të gjitha këto me fjalor në ekstremin e etikës dhe me ton të fortë. “Sa faulla kemi bërë ne në pjesën e parë? – pyeti ai, – ndoshta vetëm dy! Nuk jemi këtu për miqësore, por për Championsin. Liverpuli është i fortë, por ne kemi ardhur që të luftojmë për të fituar. Tregojuni kundërshtarëve se çfarë jeni në gjendje të bëni, sulmojeni Van Dajkun, mos u sillni me kaq përulësi”. Kjo pati efekt dhe Salcburgu thuajse mori një barazim, ndonëse u ndodh në 0-3.

Jurgen Klop, ndërkaq, nuk pëlqeu jo përmbajtjen e fjalimit, por faktin se një motivim i brendshëm, privat, doli në publik pa lejen e “të zotit”. “Nëse unë do të filmohesha në dhomën e zhveshjes në “Anfild”, – tha ai, – e sigurt është që do të jepja dorëheqjen”.

Sfidanti.al