Luis Suarez, 2 gola larg të qenit një legjendë e Barcelonës

Pa bërë shumë zhurmë, por me një rregullsi dhe vazhdimësi impresionuese, Luis Suarez është gati të hyjë në historinë e Barcelonës nga porta kryesore. Me dy golat që shënoi në sfidën me Interit, uruguajani arriti kuotën e 182 golave të shënuar me fanelën blaugrana. Tani në shënjestrën e 32 vjecarit është sulmuesi I viteve 20-30, Hoze Samitier që shënoi 184 gola në karrierë me skuadrën e Barcelonës.

Kjo do të thotë se me një dygolësh tjetër, Suarez do të gngjitet në vendin e katërt në renditjen e goleadorëve historikë dhe do të hyjë në sallonin e nderit të legjendave blaugrana. Ndërkohë, vendi I tretë që mbaht nga Kubala me 194 finalizime është ende larg për Suarez, por nëse nuk do të ketë problem, Suarez mund ta kalojë edhe këtë legjendë të klubit katalanas dhe do të ketë përpara vetëm Cesar Rodrigez me 232 gola dhe mikun e tij Lionel Messi me 603

Duke përllogaritur edhe faktin se Suarez e arriti shifrën e 182 golave në 254  ndeshje, rezulton se uruguajani ka regjistruar një mesatare me 1 gol për cdo ndeshje e gjysmë. Në Ligën e Kampioneve ka më shumë probleme Suarez mesatarja e të cilit bie ndjeshëm me 22 gola në 50 ndeshje që do të thotë 1 gol cdo dy ndeshje e gjysmë.

Padyshim që La Liga është kompeticioni ku Suarez është shfaqur një ‘vrasës’ I vërtetë para portës teksa ka shënuar 134 gola. Ky efikasitet e lejoi atë që të fitoijë titullin e golashënuesit dhe Këpucën e Artë në sezonin 2015/16 me 40 gola. Më pas ai ka 22 gola në Championsm 19 në Kupën e Mbretit, 5 në Botëroret e klubeve, 1 në Superkupën e Spanjës dhe 1 në Superkupën e Evropës.

Sfidanti.al