Futbollistët e cdo klubi janë të detyruar që të mbajnë disiplinën dhe të respektojnë rregullat e vendosura përndryshe do të paguajnë gjobë. Sigurisht me pagat që marrin ata, gjobat e vendosura nga drejtuesit e klubeve janë simbolike, por për ta kanë një domëthënie te madhe në këtë aspekt. Kështu, futbollistët kanë për detyrë që të mos vonohen asnjëherë ,të përdorin në mënyre të përshtatshme telefonin celular, të mos jenë mbipeshë etj. Media spanjolle ka zbuluar rregullat e brendshme të Realit të Madridit dhe sanksionet që parashikohen për futbollistët e kësaj skuadre.
Gjobat që vendosin drejtuesit e Realit të Madridit për lojtarët variojnë nga 250 në 3000 Euro, shifra këto që s’kanë asnjë lloj peshe tek ata në aspektin financiar duke parë pagat që ata përfitojnë. Megjithatë kjo është një mënyrë për t’iu kundërpërgjigjur sjelljeve aspak të përshtatshme të lojtarëve. Gjoba më e lartë është ajo prej 3000 Eurosh dhe vendoset në rastet kur dikush nuk paraqitet në stërvitje
Për më tepër, te Reali I Madridit kërkohet që lojtarët të paraqiten në qendrën stërvitore 45 minuta para nisjse së seancës dhe vajtja me vonesë me vetëm 5 minuta dënohet me 250 Euro gjobë, nëse vonesa është 15 minuta gjoba shkon në 500 Euro deri në 1000 Euro. Po kështu në rastin e telefonëve. Nëse një lojtar e përdor të teksa është duke kryer përgatitjen fizike, gjoba është 250 Euro dhe nëse e përdor në ambientet apo dhomat e zhveshjes së klubit ai do të paguajë 500-1000 Euro gjobë
Në rastin e peshës trupore. Nëse në testet mjekësore verifikohet që lojytarët janë mbipeshë ata paguajnë 250 Euro gjobë që do të rritet nëse kji mbipeshë mbahet ose shtiohet më shumë në periudhën e pushimeve. Por jo vetëm kaq, Reali duhet të aprovojë intervistat, akter publicitare apo udhëtimet e lojtarëve, Nëse një futbollist vepron pa paralajmërim gjobitet 250-1000 Euro
Media spanjolle bën të ditur gjithashtu se Reali I Madridit detyron lojtarët e pagrumbulluar që të paraqiten në dhomat e zhveshjes dhe të qëndrojnë në stadium deri në minutën e 80 të ndeshjes. Po kështu lojtarët duhet të paraqiten në konferencat për shtyp me uniformën zyrtare të klubit dhe të mos presin vizita gjatë grumbullimeve. Është ky një manual që një futbollist duhet ta zbatojë dhe që për fatin e tij vlerat e gjobës ndëshkuese janë simbolike.
Sfidanti.al