Dy futbollistët e Arsenalit, Mesut Ozil dhe Sead Kolashinac, në 25 korrik u bënë viktimë e një sulmi të dhunshëm kur një grup personash të armatosur me thijë tentuan të grabisnin orët dhe makinën me të cilin ata ishin duke udhëtuar. Gjithsesi, Kolashinac u përball me agresorët duke dalë nga makina dhe duke I goditur me grushta për të evituar lëndime më të mëdha
Pas 2 muajsh hetime, policia arriti të arrestojë 2 persona me akuzën e tentativës për vjedhje ndaj Ozil e Kolashinac dhe një prej tyre rrëfeu përfshirjen në këtë histori, këtë të enjte.
Eshli Smith, 30 vjec, kështu quhej I arrestuari pranoi akuzën për agresionin ndaj dy futbollistëvë të Arsenalit nëpërmjet një videokonference në Gjykatën Snaresbrook Crown teksa u shfaq në pamjet filmike të kamerave të sigurisë dhe në 1 nëntor ai do të mësojë edhe dënimin e tij.
Sfidanti.al