I pavdekshmi Garsia Bragado shkon në Olimpiadë në moshën 50 vjeç

Është një krenari e Spanjës, por edhe e atletikës botërore. Quhet Hezus Angel Garsia Bragado dhe thuajse me 100 për qind siguri do të jetë në Lojrat Olimpike të vitit të ardhshëm në Tokio. Bëhet fjalë për një superveteran që mbush 50 vjeç në 17 tetor, dhe që do të jetë në Olimpiadë në moshën 50 vjeç e ca. Ai merr pjesë në garat e gjata të ecjes sportive, dhe kualifikimin për në Tokio e arriti pasi doli në vend të 8-të në 50 km ecje sportive, me kohën 4h11’28”. Nuk e arriti kohën limit prej 3 orësh e 50 minutash, por ka mbledhur kaq shumë pikë deri tani saqë me siguri thuajse të plotë do të kualifikohet.

Tokio do të jetë Olimpiada e 8-të e Garsia Bragados, ndërsa ai është rekordmen edhe me 7 kualifikimet e mëparshme, gjë që nuk e ka bërë asnjë sportist përpara tij. Spanjolli thuajse 50-vjeçar nuk ka marrë dot medalje olimpike, pasi vendi i tij më i mirë ishte i 4-ti, por ka dalë kampion i botës, nënkampion i Europës si dhe tri herë nënkampion i botës.

Sfidanti.al