Fjalët e thëna nga trajneri Unai Emeri kishin padyshim një bazë të fortë, dhe u konfirmuan nga vullneti i skuadrës. Granit Xhaka qenka kritikuar e vërshëllyer pa të drejtë nga një pjesë e tifozëve, që e akuzojnë për formë të dobët, pasi votimi në ekip e nxorri kapiten. Shqiptari i Zvicrës do të jetë njeriu numër 1 që të mbajë shiritin këtë sezon, ndërsa Obamejang e Lakazetë u votuan si zëvendësuesit e tij.
Xhaka zë vendine Loren Koshielnit, i cili u largua në mënyrë demonstrative këtë verë, ndërsa gjatë sezonit kishte qenë gjithashtu kapiteni i caktuar nga Emeri. Djali 27-vjeçar, me origjinë nga Kosova, e ka mbajtur shiritin në 6 nga 8 ndeshjet deri tani, ndonëse u zëvendësua ndaj Aston Vilës, dhe një pjesë e tifozëve i dolën kundër. Përtej paraqitjeve, ndonjëherë jo aq të mira, Xhaka ka karakter të fortë dhe ndikim të madh në ekuilibrat e skuadrës. Nga Arsenali, në verë, u larguan edhe kapitenët e tjerë Petr Çeh dhe Aron Ramsej.
Sfidanti.al