Fjalët e tij u bënë legjendare në pak ditë, dhe duket sikur simbolizojnë sezonin e Borusias së Dortmundit. Kapiteni Marko Rojs u shpreh për shokët e skuadrës se “unë luaj futboll me ju, me mentalitetin tuaj prej m…”, dhe kjo bëri bujë. Vërtet, mos vallë Dortmundi ka një problem mentaliteti që po e pengon të luftojë për titull?
Trajneri Lysien Favre përpiqet të bëjë filozofin dhe shprehet se “është shumë e lehtë të thuash se është mentaliteti, por është shumë e vështirë të shpjegohet saktë”. Favre pranon se mentaliteti po pengon, siç ndodhi me Union Berlinin (1-3) apo Frankfurtin (2-2), por shton se “do të duhej shumë kohë që të bëhej e qartë”.
Më agresiv drejtori sportiv, Mikael Cork. “Kur shoh kronikat televizive më duket sikur jemi në fund të sezonit dhe ne kemi dështuar në të gjitha objektivat, – u shpreh ai, – sipas mendimit tim, është pak si herët për të nxjerrë përfundime”. Dortmundi ka bërë gabime, por ka një skuadër të përforcuar në verë, dhe në vend të tretë në Bundesligë, 3 pikë pas Lajpcigut kryesues dhe 1 pikë pas Bajernit.
Sfidanti.al