Juventusi i ankohet Italisë për ultrasit: Pse t’i denoncojmë vetëm ne?

Rreziku ishte i madh, dhe më në fund u mor në sy. Juventusi pati guximin të denoncojë tifozët e tij problematikë, që tani janë nën hetim nga organet përkatëse dhe do të përjashtohen nga stadiumi, plus që mund të kenë edhe pasoja të tjera, por klubi torinez kërkon më shumë. Nuk ka folur direkt Juventusi, por kuestori i Torinos, i cili është shprehur se “çështja e ultrasve nuk është e izoluar vetëm për Juven, por është e përhapur në të gjithë Italinë, ndaj i ftoj klubet e tjerë që të denoncojnë gjithashtu”.

Vendimi i parë i marrë është ai i përjashtimit për 10 vjet nga stadiumi të 38 tifozëve të përfshirë në operacionin policor dhe hetimor. Ata akuzohen për organizim mafioz, dhe kërcënim të klubit për të përfituar bileta në mënyrë të parregullt. Gjashtë prej tifozëve kanë përfunduar në burg, me në krye famëkeqin Dino Moçola. Të goditur janë grupimet e tifozëve më fanatikë juventinë si “Drugi”, “Tradicione-Antiki Valori”, “Viking”, “Nukleo 1985” dhe “Ata të Rrugës Filadelfia”.

Sfidanti.al