Ronaldo bën pushim, por nuk dëshiron të ndalet Juventusi i Sarrit!

Ditë e keqe për një kampion, ditë shprese për një pretendent për kampion. Kristiano Ronaldo nuk luan sonte për Juventusin në fushën e Breshës në Serinë A, pra nuk do të ketë një lloj dueli me Mario Balotelin, nëse mund të guxojmë të shprehemi kështu. Lodhje muskulore për yllin portugez, që braktisi edhe spektaklin e FIFA-s për Çmimin e Lojtarit të Vitit, duke qendruar në shtëpinë e tij në Torino (në foto).

Në vend të portugezit, Mauricio Sarri do të aktivizojë Paulo Dibalën, një yll pak më i vogël, që nuk deshi të largohej në verë sepse deshi të provonte se mund ta fitonte konkurrencën te kampionët. Argjentinasi do të jetë në krah të patriotit të tij, Gonzalo Higuain, ndërsa Juventusi do të kërkojë tri pikët për të mos mbetur edhe më prapa me Interin. Trajneri i Napolit, Karlo Ançeloti, deklaroi se nëse Interi i Kontes është i formuar, Juvja e Sarrit është ende në formim e sipër, dhe tekniku bardhezi pohoi se “po ecim mirë, por na duhet të gjejmë ekuilibrin e duhur”.

Sfidanti.al