Pol Pogba duket se e ka gjetur zgjidhjen për të luftuar frikën nga tifozët e Mancester Junajtid. Mesfushori francez që së fundmi ka qenë objekt I kërcënimeve të tifozëve të Djajvet të Kuq, vendosi të blejë një qen që ta ketë si roje. Sipas tabloidit britanik ‘The Sun’, Pogba ka blerë një rotvajler për një vlerë prej 15 mijë Paund(rreth 17 mijë Euro) nga shoqëria e specializuar Chaperone K9
Mesfushori I Mancester Junajtid vendosi në këtë mënyrë që të rrisë masat e sigurisë pas shfaqjes së mbishkrimit ‘Pogba Out’ në ambientet e jashtme të qendrës sportive të Djajve të Kuq. Pol Pogba nuk ka pasur kurrë një raport të qetë me tifozerinë e skuadrës angleze që nga moment që është kthyer në Mancester në 2016 për 90 milionë Paund. Tani me mikun e tij të ri me katër putra, aim und të bëjë një gjumë shumë më të qetë.
Sfidanti.al