Lazio, grindet me Inxagin, Immobile kërkon ndjesë: Faj I tensionit dhe presionit

Lazio rigjeti fitoren teksa mundi Parmën me rezultatin 2-0, por duket se vëmendjen më të madhe e mori nervozizmi I Ciro Imobiles në momentin kur u zëvendësua nga trajneri Inxagi me të cilin u përfshi edhe në një debat kur u ul në pankinë. Vetë Inxagi pas pëfundimit të ndeshjes u shpreh se nuk ka asnjë problem me sulmuesin Italian, ndërkohë që vetë Immobile një ditë më pas kërkoi ndjesë nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale

‘Ndonjëherë presioni dhe tensioni na shtyjnë të bëjmë gjëra që nuk duhet të bëjmë-shkruante Imobile në postimin e tij në Instagram-është dicka e drejtë që t’u kërkoj ndjesë shokëve të mi të skuadrës e trajnerit për sjelljen time pas zëvendësimit. Është e qartë që cdo herë kërkohet të krijohet një cështje, por nga gabimet merren mësimet. Të gjithë gabojnë, e rëndësishme është që të kuptohet gabimi. Thënë këtë, ndeshja ishte fantastike falë edhe tifozëve që na mbështetën’.

Sfidanti.al