Europa League, Sevija pritet të mbajë finalen e vitit 2021

‘Sanchez Pizjuan’ është stadiumi I përzgjedhur nga Federata Spanjolle e Futbollit për t’iu propozuar UEFA për finalen e Europa League të vitit 2021. Propozimi I qeverisë së futbollit iberik pritet të ratifikohet nga Komiteti Ezkekutiv  I  UEFA në mbledhjen që do të zhvillojë në Ljubjanë këtë të martë.

Ai që mbrojti kandidaturën e stadiumit të Sevijas kundrejt Milanos, Londrës dhe Parisit ishte presidenti I Federatës Spanjolle , Luis Rubiales. Në mbledhjen e kësaj të marte në UEFA që do të bëhet nën drejtimin e presidentit Aleksandër Ceferin, pritet që të përcaktohen edhe stadiumet që do të presin finalet e Ligës së Kampioneve në 3 sezonet e ardhshme (2021, 2022 y 2023).

Në rastin e Ligës së Kampioneve, Spanja nuk ka kandidaturë duke qenë se sezonin e kaluar finalja e këtik kompeticioni mes Liverpulit dhe Totenhemit u zhvillua pikërisht në Vanda Metropolitano të Madridit

Në të njëjtën kohë,  Federata Spanjolle do të shprehë sërish interesin e saj për të organizuar Botërorin e vitit 2030 në  bashkëpunim me Federatën portugeze të Futbollit, një kandidaturë kjo që do të vendoset për herë të dytë pas asaj për organizimin e Botërorit të vitit 2018, por që në fund u fitua nga Rusia

Sfidanti.al