Problemi I Florentino Perez; shkarkimi I Zidane i kushton 80 milionë Euro

Humbja ndaj Paris Sën Zhermenit ka bërë që te Reali I Madridit të ngrihen dyshime rreth Zinedine Zidane dhe rikthimit të tij në pankinën e Los Blancos. Francezi nuk e realizoi revolucionin që propozoi dhe në këtë fillim sezoni është në pozitë rë vështirë. Nëse në kampionat kishte dyshime për lojën e Realit të Madridit, Paris Sën Zhermeni I Tuhelit I konfirmoi ato duke I shkaktur një humbje 3-0.

Ajo në Parkun e Princave ishte ndeshja më e dobët e Realit të Madridit deri tani dhe jo vetëm për golat e pësuar por edhe për faktin se gjatë gjithë asaj ndeshjeje skuadra merenges nuk gjuajti qoftë edhe një herë të vetme në portën pariziene.

Dhe në raste të tilla I pari mbi të cilin ngrihen dyshimet është pikërisht trajneri që në rastin e Realit është pikërisht Zidane. Tashmë te Los Blancos po mendohen për alternativat për francezin me Murinjon që është kandidati kryesor. Por në këtë pikë, për  Florentino Perez ka një problem. Sipas të dhënave që  e përditshmja Sport ka siguruar, shkarkimi I Zidane në këtë sezon do t’I kushtonte 80 milionë Euro bruto

Shpjegimi për këtë ka një kuptim: Kur Zidan u kthye te Reali në muajin mars si shpëtimtari I skuadrës duke nënshkruar një kontratë për 3 sezone ë gjysmë. Me këtë marrëveshje, Reali I Madridit pranoi të paguante trajnerin për 13 milionë Euro neto për cdo sezon që do të thotë në total 39 milionë Euro neto që nëse përkthehen në termin bruto shkohet në 80 milionë Euro.

Kësaj shifre që vetëm do të ulet nëse francezi heq dorë nga pjesa tjetër e kontratës me Realin e Madridit, I duhet shtruar ajo që do të duhet të përdoret për kontratën e trajnerit të ri, pa harruar këtu edhe shifrën që do të përfitojë vetë trajneri I ri. Ky është për momentin skenari me të cilin po përballet Reali I Madridit nëse do të vendosë të zgjidhë kontratën me trajnerin francez, Zinedine Zidane.

Sfidanti.al