Reali I Madridit po merr kritika të forta jo vetëm në Spanjë por edhe në Francë pas humbjes 3-0 me Paris Sën Zhermenin në Parkun e Princave në Ligën e Kampioneve. Tani ai që mendoi të lëshojë shigjeta me shumë helm kundër skuadrës së Zidane është Roland Kurbis, ish trajner i Olimpik Marsejë, Bordodë apo Montpelie nëpërmjet një intervistë për RMC Sport
‘Hazard u konsiderua si një lokomotivë përsa u përket blerjeve, por në të vërtetë ai është vagoni I fundit-tha Kurbis-e nisi fazën parasezonale me 6-7 kg më shumë në peshën trupore. Ky lojtar nuk duhej blerë kurrë nga Reali I Madridit’.
Por Kurbis nuk kishte vetëm Hazard në shënjestrën e kritikave të forta të tij, por ai nuk u kursye as ndaj trajnerit Zidan si për lamtumirën ashtu edhe për rikthimin te Reali I Madridit
‘Duhet parë ajo cfarë ndodhi kur ai u largua në vitin 2018-vijoi Kurbis-nuk guxoi të zgjidhë problemin që kishte atëherë me ndërrimin e 4-5 lojtarëve me të cilët kishte fituar 3 Liga Kampionesh. U kthye për të rindërtuar ekipin pas largimit të Ronaldos. Deri tani ka marrë vendime të këqija dhe pati surpriza të hidhura nga gjendja fizike dhe cilësia e lojtarëve që u blenë. Problemi I madh I Zizusë që nuk ka mundurt’I japë zgjidhje, është skuadra post-Ronaldo që është një shkretëtirë’.
Sfidanti.al