Janë zhvilluar vetëm javët e para në kampionatin spanjoll, por La Liga duket se është në ‘alarm të kuq’. Kjo për shkak të numrit të lartë të kartonave të kuq që janë dhënë gjatë këtij fillim sezoni që ka shqetësuar jo pak futbollistët dhe trajnerët që nuk e kanë aspak problem që të shfaqin pakënaqësitë te tyre për atë që shohin në fushën e lojës.
Sistemi VAR tashmë është instaluar në futbiollin iberik dhe ndryshimet në rregullore po ndikojnë fuqishëm. Shifrat flasin vetë dhe nuk kanë nevojë për interpretim; në javë kampionat janë dhënë 12 kartona të kuq, 8 nga të cilat janë karton I kuq direkt, ndërkohë që gjatë sezonit të kaluar u dhanë 30 kartona të kuq, ndërsa në atë paraardhës 27.
Nëse vijohet me këtë ritëm, sezoni do të mbyllej me një numër total prej 114 kartonash të kuq(38 nga të cilat për dy kartona të verdhë) që do të përbënte numrin më të madh të kartonave të kuq në kampionat që nga sezoni 2013/14 kur u regjistruan 116 kartona të kuq. Megjithatë rekordi në këtë pikë është në sezonin 2006/07 dhe 2009/2010 me 155 e 152 kartona të kuq
Nëse 4 javët e para nuk janë të mjaftueshme për të dalë në konkluzione, projeksioni nuk është një cmenduri. Në 40 ndeshjet e para janë parë kartona të kuq që në raste të tjera do të ishin të pamendueshnme. Një shembull është ai I Horhe Saenz në ndeshjen e javës së kaluar në ndeshjen e Balaidos ndaj Granadës , me lojtarin që u ndëshkua për shkak të normës së re që nuk mund të prekë thembrën e rivalit. E thënë ndryshe, nuk do të ishte një cudi që nëse kjo trajektore kartonash mbahet, do të shënohet rekordi shekullor I kartonave të kuq direktë që për momentin është ai I sezonit 2007/08 me 82 të tillë.
Sfidanti.al