Barazimi mes Gremio dhe Internacional e vlefshme për javën e dytë të fazës së grupeve të Kupës Libertadores nuk do të kujtohet për emocionet e rezultatit duke qenë se nuk u shënua asnjë gol, por për 14 minutat e fundit të cmendurisë së futbollistëve të skuadrave që u përfshinë në sherre e shtyrje mes tyre.
Spanjë, La Liga është në…’alarm të kuq’
Janë zhvilluar vetëm javët e para në kampionatin spanjoll, por La Liga duket se është në ‘alarm të kuq’. Kjo për shkak të numrit të lartë të kartonave të kuq që janë dhënë gjatë këtij fillim sezoni që ka shqetësuar jo pak futbollistët dhe trajnerët që nuk e kanë aspak problem që të shfaqin pakënaqësitë
Arbitri Majk Din, ‘makthi’ i futbollistëve; 100 kartona të kuq në karrierë.
Majk Din fare mirë mund të përkufizohet si tmerri i futbollistëve. Në mbrëmjen e së martës, mes Ulverhemptonit dhe Mancester Junajtid, arbitri nxorri kartonin e kuq të 100 në karrierën e tij dhe viktima e fundit e tij ishte pikërisht futbollisti i Mancester Junajtid, Eshli Jang. Shifra e 100 kartonave të kuq përbën një rekord
Brazil, sfida Vitoria-Bahia kthehet në ndeshje boksi, jepen 10 kartona të kuq
Nuk janë të pakta rastet kur në futbollin brazilian shfaqen momente nervozizmi mes futbollistëve që kalojnë deri në përleshje me grushta. Ky ishte rasti i sfidës së kampionatit mes Vitorias dhe Bahias e mbyllur 1-1 në minutën e 79 një sfidë ku u panë edhe 10 kartona të kuq për futbollistët e të dyja skuadrave.