Barazimi mes Gremio dhe Internacional e vlefshme për javën e dytë të fazës së grupeve të Kupës Libertadores nuk do të kujtohet për emocionet e rezultatit duke qenë se nuk u shënua asnjë gol, por për 14 minutat e fundit të cmendurisë së futbollistëve të skuadrave që u përfshinë në sherre e shtyrje mes tyre.
Për arbitrin argjentinas, Rapallini u bë shumë e vështirë të kontrollonte këtë situatë duke u detyruar të nxjerrë kartonin e kuq nga xhepi I tij, plot 8 herë. Nga minuta e 88 deri në të 102(kohë shtresë e detyrueshme për shkak të incidenteve që ndodhën në fundin e ndeshjes) u ndëshkuan me karton të kuq Luciano, Pepe, henrique dhe Miranda për Gremion dhe Edenilson, Moises, Cuesta e Praxedes të skuadrës mike.
Sfidanti.al