Pasi pjesa më e madhe e vendeve evropiane pezulluan kampionatet e tyre respektive, gjë që e bëri edhe CONMEBOL me Kupën Libertadores dhe ato kualifikuese të Botërorit 2022, I erdhi radha Francës që të ndërmarrë këtë hap për të ndërprerë Ligue 1 dhe Ligue 2. Vendimi u mor nga presidentët e klubeve një ditë pas lajmërimit të bërë nga presidenti Emmanuel Macron.
E njëjta gjë ndodhi edhe me Premier Leaguen që ndërpreu menjëherë kampionatet deri në 4 prill pas rasteve të fundit me coronavirus mes të cilëve rezultonte trajneri Mikel Arteta dhe futbollisti I Chelseat Hudson Odoi. Vendimi I Premier Leagues pati pasoja edhe në Skoci, pasi Federata e këtij vendi bëri të ditur pezullimin e të gjithë.
Në fund u dorëzua edhe Bundesliga e cila ishte parashikuar të luante ndeshjet e radhës këtë fundjave. Drejtuesit e kampionatit gjerman duke marrë parasuyh edhe kërkesën e futbollistëve, në fund vendosën të ndëpresin kampionatin deri në 2 prill, më pas do të shohim se cfarë do të ndodhë.
Sfidanti.al