Nuk janë të pakta rastet kur në futbollin brazilian shfaqen momente nervozizmi mes futbollistëve që kalojnë deri në përleshje me grushta. Ky ishte rasti i sfidës së kampionatit mes Vitorias dhe Bahias e mbyllur 1-1 në minutën e 79 një sfidë ku u panë edhe 10 kartona të kuq për futbollistët e të dyja skuadrave.
Tensionet u panë që në pjesën e parë të sfidës që vendasit e Vitorias e fituan 1-0 me gol të Denilson, ndërkohë që 6 lojtarë u ndëshkuan me karton të verdhë. Pjesën e dytë situata degjeneroi krejtësisht dhe gjithcka ndodhi pas një penalltie të Bahias që u ekzekutua nga Vinicius. Ky i fundit festoi duke vallëzuar përpara tifozëve të Vitorias duke shkaktuar një luftë të vërtetë me lojtarët e të dyja skuadrave që nuk i kursyen grushtat në drejtim të njëri-tjetrit.
Në këtë moment arbitti vendosi të ndëshkojë lojtarët, 8 prej të cilëve u ndëshkuan me karton të kuq, 3 nga vitoria e 5 nga Bahia. pas 16 minutash ndeshja rifilloi për të vijuar deri në minutën e 79 kur u ndëshkuan edhe 2 futbollistë të tjerë të Vitorias me karton të kuq, moment që solli edhe ndërprerjen e ndeshjes të cilën me shumë gjasa, Bahia do ta fitojë në tavolinë 3-0.
sfidanti.al