Federer dhe rekordi që I kërcënohet nga Nadal: Mund ta barazojë ose ta thyejë

Këtë fundjavë në Gjenevë të Zvicrës do të nisë edicioni I tretë I turnout Rod Laver Cup ku përballë do të vihet skuadra e Evropës me atë të Botës, një eveniment ku Federer e shëh veten si zoti i shtëpisë duke qenë se ai zhvillohet në Zvicër.

Ish numri 1 I botës dhe fituesi I 20 Turneve Grand Slam foli në një intervistë për ’20 Minuta’ edicioni zviceran në prag të këtij evenimenti ku ai do të formojë sërish një dyshe me Rafael Nadal me tenistin spanjoll që pas fitores së US Open I kërcënon rekordin e tij pasi është në 19 tituj Grand Slami.

‘Njerëzit e dinë që unë dhe Rafa kemi raport shumë të mirë dhe që të dy mezi presim që të luajmë bashkë-tha Federer në intervistën e tij-sigurisht që do të më pëlqente që ta mbaja rekordin tim me më shumë tituj Grand Slami, por Nadal mund ta barazojë atë ose ta thyejë. Unë e bëra këtë kur kalova Pit Sampras’.

Federer bëri edhe një paralajmërim për protagonizmin që po fitojnë tenistët e rinj pak nga pak në botën e tenisit

‘Edhe Rafa pati vitet e tij të  vështirë ashtu sikurse Xhokovic dhe unë-vijoi Federer-që ne të tre tani jemi në formë është fantastike për tenisin. Të rinjtë janë më të fortë dhe për këtë arsye na duhet të luftojmë fort për të fituar tituj Grand Slam për sa kohë që mundemi

Në fund, Federer analizoi edhe skuadrën e Evropës që do të luajë në Laver Cup. ‘Kemi një skuadër fantastike me Rafën, Tim,Zverev, Fonjinin, Bautistën dhe Borg si kapiten-tha Federer-do të jetë një javë e cmendur. Tifozët mund të ndjekin stërvitjen që të enjten, kurse ndeshjet që do të jenë të premten të shtunën dhe të dielën, ata që nuk do të kenë biletë, mund t’I ndjekin në fanzone’.

Sfidanti.al