Boksieri arrestohet në SHBA para peshimit, çfarë shembulli i duhur!

Quhet Evëri Sparrou, është një djalosh i rritur pa kujdes si shumë të tjerë në SHBA, ndërsa është bërë i shquar si kampion boksi. Një identikit tipik për të paktën 20 për qind të djemve në Amerikën e shkëlqyer, dhe njëkohësisht jashtëzakonisht të pabarabartë, edhe pse mbetet një nga vendet më të kërkuara në botë për të shkuar e për të jetuar.

Rasti i Sparrout ishte si nëpër filma, por ishte i vërtetë, pasi ai u arrestua nga policia ndërsa shkonte në stërvitje. Në gjendje arresti ai nuk mundi të paraqitej në peshimin që do të bëhej para ndeshjes me rivalin e radhës, Rajan Garsia. Atmosfera në sallën e peshimit u bë sërish si nëpër filmat e Hollivudit, pasi Garsia nisi të bënte shaka, duke thirrur emrin e kundërshtarit, që nuk po dukej (në foto). “Dikush duhet të shkojë ta thërrasë”, – tha ai.

Nuk u dhanë hollësi të shumta për krimin e Sparriut, por nga policia u mor vesh se “nuk ishte diçka e re”. Tabloidët hulumtuan dhe gjetën se ai i kishte drejtuar një armë zjarri një femre. Ky pra është boksieri profesionist krejtësit legal, një njeri që fiton shumë para dhe është njeri shumë publik, por që është shumë pranë transformimit në një vrasës, me një armë drejtuar dikujt tjetër. Një shembull vërtet i shkëlqyer! Mos vallë, në emër të lirisë, duhet të ketë shembuj të tillë?!

Sfidanti.al