Poçetino shpëtoi në gusht, por Erikseni do jetë “karrem” në janar!

Që nga 8 gushti e deri në 2 shtator, ai ishte një nga njerëzit më të tensionuar në botë. Maurisio Poçetino, trajneri i Totenhemit, i kishte gjatë asaj periudhe duart të lidhura për blerje të reja, por nuk ishte aspak i mbrojtur nga ndonjë largim i rëndësishëm. Për fat, Kristian Eriksen nuk shkoi tek Reali, apo diku tjetër, dhe argjentinasi mund të thurë një plan të ri për janarin.

Mediat britanike shkruajnë se Poçetino do të përpiqet të realizojë një shkëmbim me Juventusin, në aksin Eriksen-Dibala. Totenhemi e pëlqeu Dibalën, por nuk e mori dot, ashtu siç nuk e morën dot as Interi, Mançester Junajtidi dhe PSG-ja. Problem ishte rroga prej 350 000 paundë stërlinash në javë, dhe të drejtat e imazhit, por ndoshta “vit i ri, kismet i ri”. Erikseni ka edhe 1 vit kontratë, dhe është shprehur se dëshiron një sfidë të re, që në këtë rast mund të ishte Juventusi.

Sfidanti.al