Fiorentina-Napoli; Masa e Valeri ende të pezulluar për cështjen Mertens

Pas ndeshjeve të kombëtareve rikthehen ndeshjet e kampionateve \në të gjithë kontinentin evropian. Në Serinë A, janë përcaktuar arbitrat e ndeshjeve të kësaj fundjave dhe të bie në sy mungesa e Davide Masës dhe Paolo Valerit. Asnjë prejt këtyre arbitrave nuk është marrë në konsideratë për të gjykuar ndeshje të kampionatit dhe është e lehtë të mendosh arsyen; episodi I 11 metërshit inekzistent në favor të belgut të akorduar në ndeshjen mes Fiorentinës dhe Napolit në javën e parë të kampionatit.

Në atë ndeshje, Masa ishte arbitri I sfidës, ndërsa Valeri arbitri në sallën e VAR, por asnjë prej tyre nuk e evituan gabimin trashanik që solli edhe vendimin e AIA për t’I lënë ende jashtë aktivitetit edhe për ndeshjet e radhës së kampionatit italian.

Sfidanti.al