Nuk ishte një ndeshje për titull, por vetëm për vend të pestë, por gjithsesi luante kombëtarja në Kupën e Botës. SHBA, pas disfatës ndaj Francës që e eleminoi nga turneu në Kinë, u ndal edhe nga Serbia, në një ndeshje të fortë, por që nisi shumë keq. Amerikanët e humbën pjesën e parë (një të katërtën) me rezultatin 7-32, një rekord negativ për SHBA-në në historinë e Botërorëve dhe të Lojrave Olimpike.
Kurrë më parë nuk kishte ndodhur kjo, as para vitit 1992 kur amerikanët përfaqësoheshin me basketbollistët e kolegjeve. Në përfundim, u luftua nga të dyja skuadrat, pasi amerikanët reaguan në pjesën e dytë, dhe rezultati final ishte 94-89 për Serbinë e trajnerit Gjorgjeviç. Bogdan Bogdanoviç ishte lojtari më i mirë i serbëve, duke pasur në krah Joviçin apo Lukiçin.
Sfidanti.al