Do të jetë sërish favorit për të fituar Serinë A, por nuk do ta ketë të lehtë për arsye të tjera. Këtë parashikim ka për Juventusin, ish-portieri i njour Stefano Takoni, pjesëtar i skuadrës së viteve 80-të që fitoi gjithçka. “Ne kemi dy skuadra dhe jemi më të fortët, por mendoj se do të kemi ndonjëproblem në kampionat, – u shpreh ai, – besoj se përqëndrimi do të jetë tërësisht në Champions, le t’i bëjmë pak bamirësi të tjerëve”.
Gjithsesi, ka një kusht sipas Takonit, diçka që ai thotë se e mendojnë edhe tifozët bardhezinj. “Mjaft që titullin të mos e fitojë Interi, – thekson ai, – është normale që tifozët të mendojnë kështu, sepse tek Interi është Konte. Interi edhe mund t’ia dalë, por të mos harrojmë se Juvja është më e fortë. Shpresoj që Sarri të arrijë ta mbajë skuadrën të bashkuar”. Takoni, më pas, bëri shaka duke thënë se “Konte nuk kërcente kurrë, as kur festonte, sepse nëse do ta bënte, do t’i binin flokët”.
Sfidanti.al