Mesi nuk lë dyshime për të ardhmen dhe për Nejmarin!

Le të mos shqetësohen njerëzit për misteret që mund të fshihen në “Kamp Nou”. Kapiteni nuk ka ndërmend të fshehë gjë, dhe nxjerr gjithçka që ka, duke folur për gazetën katalanase, “Sport”. Dy ishin temat më të nxehta të momentit për të cilat u pyet fenomeni i futbollit, pra e ardhmja e tij dhe Nejmari. Për kontratën dhe klauzolën e veçantë, argjentinasi i ra drejt.

“Barcelona është shtëpia ime dhe unë nuk dua në asnjë mënyrë që të largohem, – ishin fjalët e tij, – por ka edhe diçka tjetër, unë dua që të fitoj”. Kjo ka qenë kërkesa edhe në të kaluarën për presidentin Bartomeu, të krijojë një skuadër fituese, sidomos për Championsin. Nga e para, dalim tek e dyta. Një skuadër fituese, sipas Mesit, do të ishte edhe me Nejmarin në përbërje, dhe klubi u përpoq këtë verë që ta merrte brazilianin nga PSG-ja.

“Do të kisha qenë i lumtur nëse do të kishte ardhur, – tha Mesi, – sinqerisht, nuk di të them nëse Barça bëri gjithçka që ta merrte, por e kam të qartë se nuk është e lehtë të negociosh me Paris SG”.

Sfidanti.al