Fitorja e Australisë ndaj Cekisë në cerekfinale të Botërorit të Basketbollit për meshkuj që po zhvillohet në Kinë, pati pasoja positive për përfaqësuesen spanjolle e cila pret biletën për pjesëmarrjen në Lojërat Olimpike të Tokios së vitit të ardhshëm. Vlen të kujtohet se ky botëror I jepte mundësinë 2 ekipeve evropiane për t’u kualifikuar në ngjarjen më të madhe sportive në botë vitin e ardhshëm, dhe këto dy ekipe janë pikërisht Spanja dhe Franca që eliminoi SHBA në cerekfinale
Humbja e Cekisë e bashkuar me atë të Serbisë nga Argjentina I haoën rrugën Spanjës që të kualifikohen direkt për në Tokio 2020 që është një sukses I madh për këtë skuadër që e shihte këtë objektv të vështirë për t’u arritur në këtë Botëror. Nga ana tjetër skuadra të rëndësishme si Serbia, Gjermania, Greqia, italia apo Lituania do të duhet që të luajnë turnetë paraolimpikë për të siguruar pjesëmarrjen në Lojërat e vitit të ardhshme. Ndërkaq, skuadrat e tjera që kanë siguruar pjesëmarrjen në Lojërat Olimpike janë Irani, Nigeria, Australia, SHBA dhe Argjentina, ndërkohë që është edhe Japonia si skuadra e vendit organizator.
Sfidanti.al