Roi Kin ‘i tërbuar’ me Anglinë: Nuk e morën seriozisht Kosovën

Angli-Kosovë ishte një ndeshje vërtet spektakolare dhe argëtuese mku u shënuan 8 gola. Në fund Tre Luanët fituan me rezultatin 5-3 duke treguar një lloj brishtësie në mbrojtje që shtoi kritikat në drejtim të skuadrës së Sauthgejt dhe në krye të atyer që I kanë bërë këto kritika ishte Roi Kin që e konsideroi sjelljen e futbollistëve të Anglisë si sipërfaqësore

Në një intevistë për tabloidin ‘Mirror’, Roi Kin nuk e fshehu pakënaqësinë për faktin që Kosova kaloi e para në avantazh edhe pse e vlerësoi reagimin e skuadrës e as lojën e Tre Luanëve në pjesën e dytë

‘Bëhet fjalë për sjelljen në fushën e lojës-tha Roi Kin-ndonjëherë lojtarët duket se mërziten kur sfida duket se është e mbyllur. Kur I sheh në fushën e lojës mendon se lojtarët nuk e kanë marrë seriozisht ndeshjen, gjithcka ishte shumë sipërfaqësore’.

Me fjalë të tjera, Anglia e kalon klasën, por me qortime. Pastaj është pak e vështirë rë mendosh se një tipi si Kin që gjithnjë I ka rënë drejt gjerave, t’I pëlqejë një kombëtare që e sheh veten në pasqyrë.

Sfidanti.al