Tjetër problem për Zidane, Jovic dëmtohet në sfidën e Serbisë

Dëmtimet vazhdojnë të prekin Realin e Madridit. Që nga periudha parasezonale trajnerit të Los Blancos, Zinedin Zidane I është dashur të bëjë me 10 futbollistë të dëmtuar dhe I fundit që I shtohet infermierisë së skuadrës merenges është Luka Jovic. Federata Serbe bëri të ditur se sulmuesi I Realit të Madridit ka shfaqur një problem fizik por pa e specifikuar se për cfarë bëhet fjalë.

Ajo që dihet me siguri është se Jovic kishte probleme në momentin që u grumbullua nga kombëtarja serbe.

‘Në ndeshjen me Portugalinë, Jovic pësoi të njëjtin dëmtim që kishte në momentin kur u bashkua me kombëtaren dhe pasi u ekzaminua nga stafi mjekësor u vendos që ai të mos luajë në sfidën e së martës ndaj Luksemburgut-theksohet në komunikatën e Federatës Serbe të Futbollit

Paradoksi në këtë cështje qëndron në faktin se Jovic u dëmtua në fusgën e lojës në humbjen 2-4 ndaj Portugalisë edhe pse u aktivizua në minutën e 87 të sfidës kur zëvendësoi Milivojevic. Gjithsesi paavarësisht se ai nuk do të luajë të martën, Jovic nuk është lejuar të kthehet në Madrid.

Një problem më shumë ky për Zidane që po eksperimentonte një skuadër me dy qendërsulmues dhe Jovic e Benzema ishin titullarë në ndeshjen e Realit me Vijarrealin në Ceramica ku Jovic dha një pasim me thembër në golin e parë të Garet Bejl

Sfidanti.al