Humbja në Francë u la pas, ndërsa tani ka një detyrë tjetër. Siç e kishte thënë trajneri Edi Reja, ndeshja e Shqipërisë nuk ishte ajo në Paris, por ajo që do të luhet të martën në “Elbasan Arena” ndaj Islandës. Pas kthimit nga Franca, dhe një pushimi të shkurtër, ekipi përfaqësues realizoi seancën e parë anti-Islandë, e cila gjithsesi ishte e lehtë, sidomos për lojtarët që ishin titullarë, apo që u aktivizuan ndaj Francës.
Futbollistët më së shumti, punuan për të mbledhur veten dhe për të qenë gati për duelin me Islandën. Me shumë gjatë, Reja do të bëjë ndryshime në formacion, duke pasur parasysh se shumë kuqezinj shpenzuan shumë energji ndaj kampionëve të Botës, sidomos të tillë si Balaj, Bare, Abrashi apo Roshi.
Gjithsesi, vendimin për formacionin ai do ta marrë vetëm pas seancës së fundit stërvitore në “Elbasan Arena”. Një shqetësim të veçantë për trajnerin italian ka aspekti psikologjik, pasi ekipi duhet të kalojë goditjen e rëndë të marrë në Paris, me humbjen 1-4. Në renditje, Islanda ka 12 pikë ndaj 6 të Shqipërisë, por një fitore e kombëtares mund të rriste shanset për kualifikim për në finalet e Europianit.
Sfidanti.al