Gafa me himnin eklipson humbjen 4-1 të Kombëtares ndaj Francës

Fundi i sfidës me Francës ishte i hidhur, përkundrazi turpërues për kombëtaren shqiptare që doli me kocka të thyera nga St.Denis  teksa humbi 4-1 ndaj skuadrës me kampioone të botës. Por duket se oguri i keq u ndoll që në momentin që skuadrat hynë në fushën e lojës kur ndodhi edhe një gafë e papranueshme në momentin e ekzekutimit të himneve, një episod që eklipsoi totalisht rezultatin e 90 minutëshit në pasqyrimin në media.

Ishte pikërisht momenti i ekzekutimit të himnit shqiptar, por nuk u dëgjuan notat e tij, por të atij të Armenisë duke i lënë të shtangur futbollistët e Kombëtares. në momentin e ekzekutimit të Marsejezës, lojtarët tanë refuzuan të rreshtohen pasi pretendonin që të ekzsekutohej himni shqiptar. Në fushën e lojës u klrijua një konfuzion që shkaktoi zemërim, me tifozët që nuk i kursyen fyerjet, por edhe të qeshura.

Por gafa u dyfishua kur folësi i stadiumit ngatërroi dhe emrin e Kombëtares kur tha: Himni i Armenisë do të ekzekutohet së shpejti. Në shkallët e stadiumit u dëgjuan të tjera fyerje e shpërthyen sërish të qeshura. Në fund të kësaj odiseje himni u ekzekutua dhe në fushë u kthye qetësua, por për pak se pastaj u pa furtuna Francë mbi skuadrën kuqezi. Në fund Federata kërkoi ndjesë për këtë gafë të pafalshme ashtu sikurse edhe presidenti Macron që i dërgoi mesazh ndjese kryeministrit Rama, me këtë të fundit që e vlerësoi gjestin e kreut të shtetit transalpin duke e falenderuar atë.

sfidanti.al