Kishte ndodhur për herë të fundit në US Open që një adoleshente të mbërrinte në finalen e madhe. Ngjau edhe këtë vit, me kanadezen Bianka Andreesku, 19-vjeçare, që iu afrua edhe më shumë ëndrrës pas fitores ndaj zviceranes Belinda Bençiç. Dy vajza me origjinë nga Ballkani, Andreesku nga Rumania dhe Bençiç nga Kroacia, që kanë zgjedhur vende të tjera për jetë më të mirë (apo më saktë, i kanë zgjedhur prindërit e tyre).
Kanadezja ia doli me vështirësi 2-0 (7-6, 7-5), dhe në finale do të ndeshet me Serena Uilliamsin, që nuk e pati aspak të vështirë fitoren ndaj ukrainases, Elina Svitolina, 2-0 (6-3, 6-1). Kishte qenë pikërisht Serena, adoleshentja e fundit finaliste në US Open të Nju Jorkut, në vitin 1997. Një finale e rrallë, pasi Uilliams është gati dyfishi i moshës së Biankës (37 ndaj 19).
Sfidanti.al