Pak Real e Barça, por shumë homazh për vajzën e Luis Enrikes tek Spanja

“Furitë e kuqe” vazhduan marshimin e tyre triumfal drejt finaleve të Euro 2020-ës, me fitoren në fushën e Rumanisë, ndërsa ishin shumë të paktë lojtarët nga dy skuadrat gjigande spanjolle, e u nderua kujtimi i vajzës së ndjerë të Luis Enrikes. Pak ditë më parë, 9-vjeçarja Hana u shua pas një sëmundjeje të rëndë, ndërsa mbështetja për familjen erdhi nga të katër anët. Kombëtarja iberike mbajti minutën e zisë në “Stadiumin Kombëtar” të Bukureshtit, ku fitoi me golat e shënuar nga Sergio Ramos me penallti, dhe sulmuesi i Dortmundit, Pako Alkaser. Spanja kryeson grupin me 15 pikë të plota pas 5 ndeshjeve, ndaj 10 të Suedisë që fitoi 4-0 ndaj Ishujve Faroe.

Kombëtarja që luajti në Bukuresht: Kepa (Çelsi), Fabian Ruiz (Napoli), Sergio Ramos (Real), Jorente (Real), Zhordi Alba (Barcelona), Buskets (Barcelona), Navas (Sevilja), Saul (Atletiko), Sebajos (Arsenal), Rodrigo (Valencia), Alkaser (Dortmund). Pra, gjithsej, dy lojtarë të Realit e dy të Barcelonës.

Sfidanti.al