Këta të dy janë dhënë si “shemra” në ekipin bavarez për të qenë njëri prej tyre titullar. Nuk dihet nëse do të ketë “buzë të varura” në skuadrën e trajnerit Kovaç, por për momentin Tomas Myler e Filip Kutinjo kanë lënë futbollin dhe konkurrencën mënjanë, duke festuar ditën e birrës në Mynih. Ata janë fotografuar të veshur sipas traditës në Bavari, me “lederhozen”-in, dhe me nga një gotë birrë “Paulaner” në dorë. Për Kovaçin është edhe mirë, edhe keq, pasi rivaliteti mund të sjellë edhe rritje të nivelit, por edhe nerva e përçarje. Të shohim sesa profesionistë do të jenë të gjithë tek Bajerni për të mbajtur në ekuilibër këtë situatë.
Sfidanti.al