Falkao një “sulltan” në Turqi, 25 000 tifozë të Gallatës në festë

Ishte një shpërthim i momentin dhe i jashtëzakonshëm. Tifozët në Turqi njihen si tepër të zjarrtë, siç e thotë qartë titulli i gazetës “Fanatik”, por kjo që bënë ata të Gallatasarajit me Radamel Falkaon ishte më shumë sesa e madhe. Plot 25 000 vetë i dhanë mirëseardhjen në Aeroportin “Ataturk” të Stambollit, dhe në prezantimin e bërë në stadium, duke e kthyer në një hero të madh.

Sulmuesi kolumbian u transferua në Turqi që nga Monako e Francës, ku luajti sezonet e fundit. Pritja në aeroport ishte madhështore dhe me siguri do ta nxisë futbollistin që të japë më shumë se maksimumin për skuadrën e tij të re. Gallatasaraji është në vendin e 9-të në Superligën turke pas 3 javësh, një pozicion aspak i nderuar për një ekip kaq të madh, por Falkao ndoshta do ta ndihmojë. Jo më kot ai luajti për Atletikon, Mançester Junajtidin, Çelsin dhe Monakon, me francezët që paguan gati 70 milionë euro për ta marrë në 2013.

Sfidanti.al