Skënderbeu nuk e gjen sërish fitoren, duke u ndalur edhe në Durrës ndaj Teutës, madje po 0-0. Në fakt, në pjesën e parë ishte skuadra korçare që ka dominuar takimin dhe krijoi raste të mira shënimi, por më shumë se mungesë fati, kampionët kanë humbur sensin e golit. Fillimisht ishte Salihi me kokë nga një pozicion i favorshëm, që mund ta dërgonte topin në rrjetë, por në këtë rast, Jemini mund të kishte vërshëllyer edhe për një 11-metërsh, për një ndërhyrje të gabuar të portjeit Moçka. Më pas ishte një tjetër shpërdorim fatal nga Nimaga dhe pjesa e parë përfundon pa gola.
Në të dytën janë disa ndërhyrje shumë të zgjuara të trajnerit Magani, duke i larguar futbollistët që shohin vetëm përpara, si Ribaj, Bangal dhe Artur Maganin, për t’i zëvendësuar me Mustën, Ditën dhe Çyrbjen, duke e stabilizuar kështu mesfushën dhe eleminuar epërsinë e korçarëve. Si përfundim, skuadra e Agostinelit i dha një tjetër asist ndjekësve që do të zbresin nesër në fushën e lojës.
Kategoria Superiore/ Java XV
Teuta – Skënderbeu 0-0
Sot
Vllaznia – Luftëtari
Kukësi – Flamurtari
Tirana – Korabi
Partizani – Laçi