Nuk ishte hera e parë që Musa Sou shënonte një gol të veçantë, as hera e parë që realizonte me roveshatë. Por, më në fund Fenerbahçe vendosi ta festonte siç duhet, në mënyrë të veçantë, një rrjetë të sulmuesit që e ndihmoi të zinte vendin e parë në grup në Ligën e Europës. Klubi turk postoi në rrjetet sociale një foto përmbys të Musa Sout, ndërsa ai pozonte për fotot zyrtare. Gjithçka ishte kokë poshtë, ndonëse emri i klubit ishte siç duhet dhe po ashtu njëra nga fjalët brohoritëse “Goool”. Sou shënoi në fushën e Fejënordit, dhe skuadra e shquar turke zuri vendin e parë në grupin e tij duke lënë në vend të dytë, ekipin favorit, Mançester Junajtid.